Ish-administratoret e UNMIK-ut përkrahin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Dy ditë para se Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s të vendosë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, përkrahjet për Kosovën janë duke u shtuar nga shtete të ndryshme, intelektualë e iniciativa të tjera.

Lajme

07/11/2015 14:26

Përkrahja e radhës për Kosovën kanë ardhur nga ish-administratorët e UNMIK-ut, që kanë shërbyer në Kosovë.

Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker, kanë dhënë mbështetjen për anëtarësim në UNESCO, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, me anë të një postimi në Facebook, raporton lajmi.net

“Katër ish shefat e UNMIK-ut kanë dërguar letër UNESCO-s ku dëshmojnë se OKB ka pasur gjithmonë parasysh të transferon kompetencat Kosovës dhe se Kosova meriton anëtarësim pas, siç thojnë ata, “50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë”. Letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës. Falënderoj Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker për këtë lobim substancial!”, ka shkruar Thaçi.

12204532_1040652635985984_1429883588_n

12226788_1040652642652650_80775057_n