Iris Shala në Kosovë

Iris Shala, shqiptarja që po e çmend botën me bukurinë e saj, do të qëndrojë sot në Prishtinë, në hapje të qendrës së Fitnessit dhe Bodybuildingut, GYM. Supermodelja kosovare, e cila është trajnere personale e Fitnessit, është zgjedhur ‘Playmate’ i muajit korrik 2013 në Gjermani, të cilën e shpall revista për meshkuj ‘Playboy, dhe do…

ShowBiz

26/12/2013 09:35

Iris Shala, shqiptarja që po e çmend botën me bukurinë e saj, do të qëndrojë sot në Prishtinë, në hapje të qendrës së Fitnessit dhe Bodybuildingut, GYM.

Supermodelja kosovare, e cila është trajnere personale e Fitnessit, është zgjedhur ‘Playmate’ i muajit korrik 2013 në Gjermani, të cilën e shpall revista për meshkuj ‘Playboy, dhe do të jetë fytyra promovuese e GYM’it.

Ceremonia mbahet në ora 18:00, në Grand Store, kati i pestë. 22 vjeçarja, e lindur në Prishtinë, jeton në Graz të Austrisë dhe po i çmend të gjithë me fizikusin e saj.

Ajo është njëra prej trajnereve personale të Fitnessit më të kërkuara në Austri. Irisi është e njohur po ashtu edhe nga një rol që ajo e ka luajtur në serialin e njohur gjerman ‘Anna und die Liebe’ (Anna dhe dashuria).

Në Austri ajo e ka fituar vendin e tetë në një garë për topmodelen më të mirë. Në intervistat që ka dhënë për mediet e ndryshme austriake dhe gjermane, Irisi ka thënë se gjithmonë ka pasur një afinitet për aktrimin.

Këtë e ka edhe njëfarë trashëgimie, thotë ajo, dhe zbulon se gjyshi i saj ka qenë Abdurrahman Shala, një aktor i shquar i gjeneratës së parë të aktorëve të teatrit dhe të filmit në Kosovë.