Interesim i bizneseve austriake për mbeturinat e Gjilanit

Një delegacion i Odës Ekonomike të Austrisë, në krye me Gerhard Schlattl, ka qëndruar sot në Gjilan, ku është pritur nga drejtori për Zhvillim Ekonomik, Ismail Januzi.

Lajme

01/04/2015 16:42

Në këtë delegacion ishin edhe përfaqësues trë kompanive të shquara austriake për të parë mundësitë e investimeve vetjake sikurse edhe përmes partneritetit publiko-privat, kryesisht në sektorë të ekologjisë, në trajtimin e ujërave të zeza, mbeturinave etj.

Ismail Januzi ka falënderuar delegacionin austriak për vizitën dhe interesimin për të investuar në Gjilan, duke thënë se kjo komunë mirëpret investitorët e huaj sepse kjo përkthehet me zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës, njofton  e.

Përfaqësuesit e këtij delegacionit kanë thënë se duke parë se është krijuar një klimë e mirë për investitorët e huaj në Gjilan, kanë zgjedhur këtë komunë për të parë të gjitha mundësitë e investimeve në fushën e ekologjisë.