Intensifikohet bashkëpunimi Kosovë-Gjermani në fushën e arsimit

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë kanë nënshkruar një Memorandum të Mirëkuptimit në fushën e arsimit dhe këmbimit të nxënësve dhe studentëve, me organizatën gjermane “Education Unlimited”.

Lajme

13/09/2018 11:46

“Nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit tanë kanë përfituar një mundësi të vlefshme për të këmbyer njohuri dhe përvoja me ata gjermanë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Modeli gjerman i edukimit për Kosovën dhe aplikimi i metodave më të përparuara në mësimdhënie janë garancë për sukses”, ka shtuar ai.