INSTAT: Pse po mplaken shqiptarët me këto ritme

Shqipëria po mplaket, ndërsa populli shqiptar po tkurret.

Lajme

04/04/2016 21:21

Sipas Institutit të Statistikave, mosha e popullsisë në Shqipëri po rritet me shpejtësi. Shkaqet janë rënia e numrit të lindjeve, rritja e vdekjeve dhe emigrimi i të rinjve.

Këto ishin shkaqet, që në 3 muajt e fundit të vitit 2015, shtesa e popullsisë të jetë më e ulët, sipas Institutit te Statistikave. Në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, sipas INSTAT u regjistruan 8363 lindje, 2% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa janë regjistruar rreth 5298 vdekje. Rënie kanë pësuar edhe martesat.

Kjo ka të bëjë me tendencën e të rinjve për t’u larguar jashtë vendit. Daljet e shqiptarëve jashtë kufijve në këtë periudhë janë rritur me 10.9%, ndërsa sipas Institutit te Statistikave janë regjistruar 469 martesa me pak. Vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë njohur rritje të popullsisë, ndërsa popullsia e të gjitha qarqeve të tjera ka pësuar rënie. Shqipëria që nga 1 janari i 2016 ka 2.89 mln banorë sipas INSTAT 6.276 banorë me pak, krahasuar me 1 janarin e 2015. Raporti gjinor i është 102,6 meshkuj për çdo 100 femra ndersa mosha mesatare 34.7 vjeç/ AbcNews