Imazhe të rralla! Ariana kujton kohën kur Ermali këndonte si i vogël

Skenës muzikore çdo ditë i shtohen artistë të ri, të cilët futen në tregun e stërmbushur me këngëtarë.

ShowBiz

15/10/2017 11:49

Por, ata që i kujtojmë mirë janë ata këngëtarë të cilët kanë bërë shumë vite në skenë, shkruan lajmi.net.

Njëri ndër ta është Ermal Fejzullahu, i cili me muzikë ka filluar të merret që nga vegjëlia dhe ka vazhduar me sukses karrierën deri në ditët e sotme.

Si fëmijë, kënga që i solli sukses të madh Ermalit ishte “Trashe” dhe ka vazhduar që çdo herë të sjellë hite të reja.

Bashkëshortja e tij, Ariana është kthyer mrapa në kohë duke marrë disa videoincizime të Ermalit duke kënduar i vogël.

Ajo shkoi ato video bashkë me fëmijët të cilët ishin ulur dhe me shumë vëmendje shikonin babain teksa këndonte në moshën e tyre.

Disa prej këtyre pamjeve, Arian i postoi në rrjete sociale, ku shprehte emocion të veçantë duke parë bashkëshortin disa vite më parë. /Lajmi.net/