Imazhe rrëqethëse, që tregojnë se si është shkatërruar Porto Riko nga erërat e forta të uraganit Maria

Porto Riko është goditur sot nga uragani Maria, i cili tashmë ka prekur edhe ishujt e Karaibeve.

Bota

21/09/2017 07:44

Konsiderohet si uragani më i fortë që ka goditur Porto Rikon në 85 vitet e fundit, transmeton Telegrafi.

Ky uragan krijon erëra të forta që lëvizin me shpejtësi prej 300 kilometra në orë, të cilat kanë shkatërruar pothuajse gjithçka që i ka dal përpara.

“Është shkatërrim i paparë”, ka deklaruar Carlos Mercades, zëdhënësi i guvernatorit të Porto Rikos.

“Pas këtij uragani, Porto Riko nuk do ta ketë më infrastrukturën e njëjtë”, ka shtuar ai.
Imazhet e publikuara më poshtë flasin më së miri për dëmet që i ka shkaktuar ky uragan.