IMA zyrtarizon partneritetin me IKAF

Institute for Management Accountants (IMA) ka zyrtarizuar partneritetin me Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF).

Lajme

07/02/2019 12:30

Institute for Management Accountants (IMA) ka zyrtarizuar partneritetin me Institutin për Kontabilitet, Auditim dhe Financa (IKAF), duke e publikuar lajmin në faqen e tyre zyrtare.

IMA është organizatë lider në botë në fushën e certifikimeve të menaxherëve të kontabilitetit, me seli në SHBA.

Vlenë të theksohet se IKAF dhe IMA, pak kohë më parë kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi. Përmes këtij memorandum parashihet se IKAF të jetë partner për certifikimet e IMA-s, jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Për më shumë, shikoni publikimin e IMA-s lidhur me partneritetin me IKAF të bërë dje në faqen e tyre zyrtare. /Lajmi.net/