Idrizi i PDK-së: Vushtrria shembull i qeverisjes së mirë

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi thotë se kjo komunë është shembull nën udhëheqjen e Bajram Mulakut.

Lajme

04/11/2017 20:56

Idrizi i cili po synon një mandat në krye të kësaj komune, ka folur edhe për kundërkandidatin Xhafer Tahiri, nga radhët e LDK’së. Thotë se ky i fundit nuk njeh hallet e qytetit pasi jeton në Prishtinë.

“Z.Tahiri ka pak njohuri rreth Vushtrrisë me përjashtim të fushatës, pak i ka ra me qenë në Vushtri pasi banon në Prishtinë”, tha Idrizi.

Sipas tij, pika më e fortë e qeverisjes së PDK’së në këtë qytet është depolitizimi i arsimit.

Ai tha se qeverisa e kësaj komune është vlerësuar edhe nga USAID.