I zvogëlohet buxheti Policisë së Kosovës (Video)

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kujdesen shpesh për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Edhe intervenimet në turma nuk i kanë të rralla, por buxheti i tyre për vitin 2016 u zvogëlua.

Lajme

13/12/2015 20:20

Në vitin 2015 policia kishte buxhet prej mbi 90 milion euro, ndërsa vitin e ardhshëm do të kenë katër milionë më pak, njofton Klan Kosova.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë ankuar në komisionin parlament që mbikëqyr punën e tyre, por Klan Kosovës nuk i kanë kthyer përgjigje në pyetjet e drejtuara për nevojat që kanë.

I kënaqur me këtë buxhet nuk është as deputeti Nuredin Ibishi.

Ibishi i tha Klan Kosovës se sfidë e madhe për Policinë mbetet krijimi i policisë rezervë që as për vitin 2016 nuk është përfshi në buxhet.

Buxheti për 70 mijë euro  i është zvogëluar edhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Në vitin 2016 ky organ i sigurisë do të ketë saktësisht 6.7 milion euro në dispozicion.

Për kryetarin e komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala, qeveria gaboi rëndë me këtë zvogëlim të buxhetit.

YouTube player