I patë të gjitha nga festa e Afërdita Dreshajt? Ky detaj mori vëmendjen e publikut

Këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj, ka nisur festën e beqarisë një muaj më herët.

ShowBiz

08/06/2018 13:48

Ajo ka mbledhur disa nga miket e saj më të mira në një organizim të veçantë në Las Vegas, shkruan lajmi net.

Festa zgjati disa ditë rresht, e padyshim që më së shumti u përfolën veshjet e këtyre modeleve të njohura.

Megjithatë, një foto që mori vëmendjen e publikut është kur Dreshaj pozon bashkë me mikeshat, teksa fansat i ka habitur këmba e saj.

Në bazë të imazhit, gishtat e këngëtares duken mjaft të gjatë gjë që befasuan edhe të gjithë ndjekësit e këngëtares.

Ndryshe, Afërdita dhe hokeisti çek, Jakub Kindl martohen me 29 qershor. /Lajmi.net/