I arratisuri me helikopter nga burgu veshi burkë për t’iu shmangur policisë

Gangsteri më i  kërkuar francez, Redoine Faid, u gjurmua nga policia përmes telefonave dhe u zbulua se kishte përdorur një burka për maskim, thonë prokurorët, raporton BBC.

Bota

03/10/2018 23:30

Faid, 46 vjeç, u arrestua të mërkurën në qytetin ku ai u rrit në veri të Parisit. Edhe 6 persona të tjerë u arrestuan.

Ai iku nga burgu më 1 korrik, duke ikur me një helikopter që pilotohej  nga një instruktor fluturues i cili ishte marrë peng.

Pas tre muajsh në arrati, Faid u gjurmua në një bllok banesash.

Ai u arratis nga burgu në Reau, në juglindje të Parisit, nga tre burra të armatosur rëndë. Ai kishte qenë duke vuajtur një dënim 25-vjeçar për një grabitje të dështuar, në të cilën një polic u vra në vitin 2010, raporton BBC, përcjell kallxo.com.

Ai u rigjet menjëherë pas orës 04:00 të mërkurën në qytetin e Creil. Tre persona të tjerë në banesë u arrestuan dhe tre të tjerë u arrestuan diku tjetër.

Kallxo.com kishte raportuar më 1 korrik për arratisjen e Faid nga burgu me helikopter dhe përndjekjen e tij nga 3 mijë policë francez.