Hyseni: Vitin e ardhshëm ofrojmë rezultate të prekshme

Krerë të Policisë së Kosovës, në konferencën përmbyllëse për këtë vit, kanë folur për të arriturat, sfidat, si dhe objektivat për vitin e ardhshëm.

Lajme

24/12/2014 12:10

Nga ana e tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se ndjehet i privilegjuar, duke vlerësuar lartë punën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Jam i privilegjuar t’i drejtohem këtij forumi në këtë përbërje, këtyre njerëzve, që mbi supe kanë aq shumë përgjegjësi”, ka thënë Hyseni, transmeton Indeksonline.

Ai kujtoi ndërtimin e PK-së duke thënë se policia është palca e shtetit.

“Në vitin që po hyjmë, na presin shumë sfida të cilat bashkërisht do t’i tejkalojmë dhe do të ofrojmë rezultate të prekshme. Lufta e pakompromis kundër trafikimit me njerëz kundër korrupsionit, kundër ekstremizmit të dhunshëm, kundër nxitjes së urrejtjes fetare e nacionale”, ka shtuar ministri Hyseni.

Ministri është zotuar se nuk do të lejojnë që të jemi pjesë e terrorizmit e as kalimit transit të tij.

“Nuk do të lejojmë që të jemi pjesë e terrorizmit e as kalimit transit të tij”, tha ai.

Në këtë konferencë është bërë edhe ndarja e medaljeve për zyrtarët policorë.