Hyseni: Profili i Ibrahim Rugovës po i mungon këtij vendi

Skënder Hyseni, ish-bashkëpunëtor i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka thënë se profili Rugovës, sot po i mungon Kosovës.

Lajme

21/01/2019 23:46

Hyseni këto deklarata i ka dhënë në RTK.

“Profili i Ibrahim Rugovës i mungon këtij vendi. Ishte njeri që kishte aftësinë e gjetjes së zgjidhjeve për mosmarrëveshjet”, ka thënë Hyseni.

“Ibrahim Rugovën me të drejtë e kanë cilësuar fjalbutë, por me qëndrime të forta. Ai me fuqinë e argumenteve këmbëngulte në pavarësi. Ibrahim Rugova e ka pasur vizionin më të saktë për ecjen e Kosovës drejt pavarësisë. Nuk ka gabuar asnjëherë dhe është i papërsëritshëm”.