Hungaria pozicionon mijëra ushtarë në kufirin me Serbinë

Pothuajse 4 mijë ushtarë janë vendosur në kufirin e Hungarisë me Serbinë, për të ndihmuar policinë në mes të një fluksi të vazhdueshëm të emigrantëve.

Lajme

12/09/2015 17:22

Shifrat e fundit të emigrantëve sipas Euronews, vazhdojnë të jenë udhëtimet për në Hungari, ku shumë prei tyre duan transit përmes Kosovës për në Europën perëndimore dhe veriore, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq forcat ushtarake janë duke u dërguar në pikat kufitare përgjatë shtrirjes 170km gjatësi.

Qeveria e Viktor Orban është zotuar të marr masa të ashpra në pikë-kalimet kufitare të paligjshme sipas ligjeve të reja që do të vijnë në fuqi të martën, që do të sjellë edhe përfundimin e shtegut bllokues përgjatë kufirit me Serbinë.

Ai veq tjerash u zotua se çdo emigrant ‘’rebel’’ do të arrestohet.

Gjithë fjalimi i tij erdhi pasi një video e turmave u shfaq në internet, duke u grindur për ushqim në një kamp të kufirit hungarez, ku policia me maska higjienike iu flaknin pakot me sanduiçe emigrantëve.

Krahas kësaj Orban vlerësoi policinë duke thënë se ata janë duke bërë një punë ‘’të shquar’.