Hoxhallarë e priftërinj në ushtrinë e Maqedonisë
Armata e Republikës së Maqedonisë është e përgatitur që të pranojë hoxhallarë dhe priftërinjtë në radhët e veta të cilët do të predikojnë fenë krishtere dhe atë islame para punonjësve të Armatës.
Lajme
Armata e Maqedonisë është përgatitur që të shqyrtoj kërkesën e klerikëve të Bashkësive Fetare në Maqedoni që të angazhohen punonjës fetar në radhët e veta.
Kështu ka bërë të ditur për gazetën maqedonase “Dnevnik”, nënkoloneli Toni Janevski, i cili është zëdhënës i gjeneral shtabit të Armatës së Maqedonisë.
Ndryshe, Zhurnal jo zyrtarisht mëson se angazhimi i priftërinjve do të bëhet për shërbime të spiunazhit me qëllim për të parandaluar aktivitetet radikaliste fetare. /lajmi.net