Hoxhaj: SHBA mbetet aleati i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj e ka uruar presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump. Hoxhaj në një postim në Twitter ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbesin aleat i rëndësishëm i Kosovës.

Lajme

10/11/2016 20:16

Ky është postimi i plotë i Hoxhajt:

“Urime, Donald Trump! Shtetet e Bashkuara janë aleati me i rëndësishëm i Kosovës dhe ne synojmë të vazhdojmë partneritetin tonë unik”, ka shkruar Hoxhaj në Twiter.