Hoxhaj: Serbia po tenton të destabilizojë Ballkanin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se Serbia po vazhdon propagandën agresive ndaj Kosovës për të krijuar panik.

Lajme

05/12/2018 16:26

Ai ka thënë se këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin, shkruan lajmi.net.

Hoxhaj gjithashtu ka potencuar se shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur garanton paqen dhe stabilitetin.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Serbia përsëri po vazhdon propagandën agresive kundër Kosovës përmes mediave të kontrolluara për të krijuar panik. Këto kërcënime janë veprime dëshpëruese për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Si anëtare e ardhshme e NATO-s, shndërrimi i FSK-së në Forcë të Armatosur vetëm sa do të garantonte paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar ai në Twitter.

Hoxhaj ka reaguar ndaj kryeministres serbe, Ana Bërnabiq e cila me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës tha se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj. /Lajmi.net/