Hoxha: Brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza

Ministra e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në konferencën e sotme ku po diskutohet për integrimin e Kosovës në BE tha se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të bëhen me viza.

Lajme

25/04/2018 11:29

“Zgjerimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është rrugëtim individual, por besoj se ne mund të arrijmë cakun bashkërisht. Ne mbetemi të përkushtuar për rrugën tonë atlantike. Të gjitha dokumentet e publikuara për Kosovën janë udhërrëfyes për ne në rrugën tonë atlantike”, tha Hoxha.

Ajo gjatë fjalës së saj theksoi edhe se qytetarët e Kosovës shume shpejt do të pajisen me viza.

“Me publikimin e raportit të progresit për vendin, Qeveria ka vepruar dhe kemi përgatitur një plan veprimi. Janë një mori gjërash që kanë ndërtuar një momentum të ri. Me miratimin e çështjes së Demarkacionit në Kuvend, Kosova veq ka krijuar një mometum të ri. Ne jemi të bindur që qytetarët tanë brenda këtij viti nuk do të jenë qytetarët e vetëm pa viza”, theksoi ajo.

Hoxha gjithashtu shtoi se Qeveria dhe institucionet tjera janë duke bërë qmos që të ndërtojnë një momentum të ri për vendin drejt rrugës së BE-së. /Zëri/