Hoti: Rruga e vetme demokratike janë zgjedhjet e reja

Lidhja Demokratike e Kosovës po insiston se zgjedhjet e reja janë rruga e vetme në këtë situatë politike.

Lajme

22/10/2018 13:24

Edhe gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shprehur qëndrimin e saj për zgjedhjet e reja.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se propozimi për ‘korrigjimin e kufirit’, i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët tanë, po bëhet pengesa më madhe për të vazhduar politikat kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar dialog pragmatik me Serbinë, përcjell lajmi.net.

Sipas tij, për aq kohë nuk hiqet dorë nga kjo ide, që është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, do të dëmtohen shumë procese politike.

“Disa nga këto proceseve po zhvendosen në agjendë të pritjes, nisur nga logjika “së pari ndryshim i kufirit, mandej gjëra të tjera”. Sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, aq më shumë do të shpenzojmë energji politike nesër për t’i riparuar gabimet dhe ngecjet e kësaj qasje konfuze dhe të dëmshme”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Propozimi për ‘korrigjimin e kufirit’, i pamenduar dhe në mungesë të koordinimit me aleatët tanë, po bëhet pengesa më madhe për të vazhduar politikat kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar dialog pragmatik me Serbinë.

Për sa kohë nuk hiqet dorë nga kjo ide, që është kundër shtetësisë dhe integritetit territorial të Kosovës, do të dëmtohen shumë procese politike. Disa nga këto proceseve po zhvendosen në agjendë të pritjes, nisur nga logjika “së pari ndryshim i kufirit, mandej gjëra të tjera”.

Sa më shumë që zgjatë kjo gjendje, aq më shumë do të shpenzojmë energji politike nesër për t’i riparuar gabimet dhe ngecjet e kësaj qasje konfuze dhe të dëmshme.

Kjo ‘status quo’ duhet të ndryshoj. Nuk ka logjikë të presim të korrigjohet ideja e ‘korrigjimit të kufirit’. Ne jemi të bindur se rruga e vetme demokratike janë zgjedhjet e reja. Për këtë po angazhohemi. /Lajmi.net/