Horoskopi, 31 dhjetor 2016

Horoskopi sot.

Lifestyle

31/12/2016 08:12

Dashi – Nëse nuk tregoheni objektive sot në jetën tuaj në çift mund të përballeni me probleme të mëdha. Mos e ngrini në piedestal partnerin që të mos zhgënjeheni. Beqarët do i japin prioritet jetës intime dhe do bëjnë gjithçka që ta gjejnë personin ideal. Nën influencën e planetëve do keni fat në planin financiar. Do iu rriten shumë të ardhurat. Nëse keni ndonjë argjendari kujdes nga vjedhjet.

Demi – E parë nga jashtë jeta juaj në çift do duket e qetë, por në fakt mosmarrëveshjet do jenë të shumta. Të dy do tregoheni kokëfortë dhe nuk do toleroni aspak. Beqarët do kenë ndryshime pozitive në jetën sentimentale. Përgatituni për rrahje të forta zemre. Financat do fillojnë të përmirësohen pak nga pak. Mendohuni mirë para se të bëni investime të mëdha.

Binjakët – Ata që janë në një lidhje do jetojnë një nga ditët më të bukura të këtij muaji. Partneri do iu mbajë pranë dhe do mundohet t’ua realizojë të gjitha dëshirat. Beqarët do jenë magnetike dhe do bëjnë për vete cilindo që do pëlqejnë. Shfrytëzojeni sa më shumë të mundni ditën. Financat nuk do kenë ndryshime të mëdha kështu që do bënit mirë të tregoheshit të matur me shpenzimet.

Gaforrja – Do keni një rival shumë të fortë sot në dashuri prandaj duhet të bëni gjithçka që partneri të qëndrojë pranë jush. Mos ia prishni qejfin dhe tregohuni me tolerantë. Beqaret do entuziazmohen se tepërmi falë një takimi mjaft interesant dhe të veçantë që do kryejnë. Financat do jenë mjaft problematike kështu që do bënit mirë të mos shpenzonit fare.

Luani – Me mbështetjen e yjeve jeta juaj në çift do jetë edhe më e bukur dhe emocionuese sot. Të dy me partnerin do kuptoheni mirë dhe do kaloni moment pasionante. Nëse jeni vetëm ka mundësi të ndodhe një takim interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart. Edhe pse financat do jenë të mira, nuk është ende koha për të bërë investime të mëdha. Prisni edhe pak.

Virgjëresha – Ditë mjaft e bukur kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Më shumë se kurrë më parë do i shprehni ndjenjat dhe do jeni të gatshëm të bëni edhe sakrifica. Beqarëve do iu shtohet dëshira për të pasur dikë në krah dhe yjet do jenë atje për t’ua plotësuar dëshirat. Përgatituni për ndryshime të mëdha. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme kështu që mos rrezikoni.

Peshorja – Ka ardhur koha të reflektoni seriozisht për të ardhmen e jetës suaj në çift gjatë kësaj dite. Koha ikën dhe dëshira për të qëndruar sa më shume pranë partnerit rritet. Beqarët edhe ose do kërkojnë shumë nuk do të gjejnë personin që aq shumë kanë ëndërruar. Financat nuk do jenë aq të mira sa për të bërë investime të tejskajshme. Tregohuni pak me te matur.

Akrepi – Klima në çift do jetë shumë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të mrekullueshme pranë atij që keni në krah dhe do ndiheni më së miri. Beqarët nga ana tjetër do kenë fat me shumicë. Jo vetëm që do dalin nëpër takime, por do gjejnë edhe shpirtin e tyre binjak. Situata financiare do jetë përgjithësisht e qëndrueshme nëse ju tregoheni të matur me shpenzimet.

Shigjetari – Dita aspak e favorshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Debatet do jenë të zjarrta dhe ata më të nxituarit do marrin vendime ekstreme. Kujdes! Beqarët do jene joshës dhe sharmantë, por përsëri princ të kaltër nuk do gjejnë dot. Shpresën mos e humbni gjithsesi. Situata financiare do ketë ndryshime pozitive. Do jeni më të organizuar dhe do shpenzoni me maturi.

Bricjapi – Do harroni çdo gjë sot dhe do merreni vetëm me jetën në çift. Do flisni hapur me partnerin edhe për disa gjëra që ua kanë munduar shpirtin. Beqarët do njihen me shumë persona dhe dikush do i tërheqë më tepër. Mos bëni premtime pa qenë as vetë të sigurt. Marsi dhe Hëna do ndikojnë negativisht tek financat. Shtrëngojeni rripin e shpenzimeve nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek.

Ujori – Jeta në çift do jetë edhe më e bukur gjatë kësaj dite falë ndikimit mjaft pozitiv të Venusit. Do afroheni më tepër me partnerin dhe klima do fillojë të ngrohet. Beqarët do jetë më mirë ta lënë veten të lirë dhe të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë që do iu jepen për takime. Nëse merrni masa strikte në planin financiar do arrini ta stabilizoni shumë shpejt situatën delikate.

Peshqit – Nëse jeni në një lidhje shmangni me çdo kusht aventurat kalimtare sepse gjithçka që keni ndërtuar do të shkatërrohej. Pse ta prishni me dorën tuaj këtë atmosferë elektrizuese? Nëse jeni ende beqarë, mundësitë për të takuar personin ideal do jenë të shumta. Bëjini sytë katër. Financat do preken negativisht nga planetët. Mos Beni gabime trashanike.