Horoskopi, 16 gusht 2016

Horoskopi për sot.

Lifestyle

16/08/2016 08:32

DASHI21. mars – 20. prill

Komunikimi ne çift do jete i shkëlqyer gjate kësaj jave. Kjo do ju ndihmoje t’i zgjidhni shpejt problemet qe keni pasur dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret duhet te jene me te duruar sepse personi ideal nuk do shfaqet qe ne mëngjes. Financat me ne fund do i stabilizoni, kështu qe mund ta bëni ndonjë investim te vogël. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mekanizmat mbrojtëse do jene delikate. Mundohuni te konsumoni sa me shume proteina dhe vitamina si dhe te praktikoni not ose te ecni me tepër. Ne pune me ne fund do i vini ne praktike te gjitha planet qe keni bere. Keni për te pasur sukses te madh. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

DEMI21. prill – 21. maj

Fale mbështetjes se Uranit dhe Neptunit kjo jave do jete me e bukur dhe me harmonike. Do i shtoni dozat e imagjinatës dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm qe te ndiheni mire. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe do kenë fat. Deri ne fund te javës ata kane për ta ndryshuar statusin. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse ne te kundërt mund te keni shume probleme. Mendoni pak me tepër edhe për te nesërmen. Gjendja shëndetësore do jete e shkëlqyer, prandaj nuk do keni për çfarë te qaheni. Ne pune do jete periudhe konfuze dhe shpesh do gjendeni neper udhëkryqe. Me familjaret do keni një marrëdhënie harmonike dhe thuajse do mungojnë debatet.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Rutina ka mundësi t’iu pushtoje këtë jave ju qe jeni ne një lidhje dhe shpesh mezi do i kaloni ditët. Do mërziteni jashtëzakonisht. Beqaret as nuk do e vrasin mendjen te krijojnë një lidhje, por do ja lënë çdo gjë kohës. Ne fakt deri ditën e premte mund te ndodhe diçka e jashtëzakonshme për ta. Financat me shume përpjekje nga ana juaj do fillojnë te stabilizohen disi. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur. Shëndeti ka për te qene i qëndrueshëm. Nuk do keni probleme për te cilat te merakoseni. Ne planin profesional do privilegjoheni gjithë kohës. Do keni edhe arritje dhe mund t’iu behet edhe një propozim për rritje ne detyre. Jeta familjare do ketë vështirësi te vogla.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Jeta juaj ne çift do jete shume e trazuar gjate gjithë kësaj jave. Do debatoni edhe për gjerat me elementare me atë qe keni ne krah dhe nuk do ndiheni te qete asnjë moment. Po vazhduat kështu me mire ndahuni qe te jeni me te qete. Beqaret do tërhiqen mjaft nga sharmi i një kolegu dhe nuk do mundin dot ta fshehin pëlqimin. Me gjase edhe ai do ua ktheje me te njëjtën monedhe. Ne planin financiar duhet ta dyfishoni maturinë sepse përndryshe situata mund te përkeqësohet. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Kujdesuni pak me tepër për veten. Ne pune do i konkretizoni te gjitha planet dhe do jeni te qete. Familja shume e qete.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ne jetën tuaj ne çift ka mundësi te merrni vendime shume te rëndësishme. Gjerat do ndryshoje njëherë e përgjithmonë dhe nuk do ketë me kthim mbrapa ne kohe. Beqaret nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak edhe pse nuk do lënë gur pa lëvizur. Ne planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet e domosdoshme mund t’i kryeni pa u druajtur fare. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do keni energji dhe shqetësimet e mëparshme nuk do ndihen aspak. Edhe ata qe kane pasur probleme me stomakun do jene me te qete. Ne pune do filloni disa projekte mjaft interesante, por qe do duan me tepër përkushtim dhe kohe te harxhuar. Jeta familjare do jete përgjithësisht pozitive.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Nëse kohet e fundit lidhja juaj ka pasur ulje dhe ngritje, këtë jave do bëni te pamundurën te vendosni pikat mbi “i”. Nuk do debatoni me për gjera te kota dhe do i pranoni disa gabime te bëra se fundmi. Beqaret nuk do e vrasin shume mendjen për te gjetur princin e kaltër, pasi edhe ashtu si janë ja kalojnë me se miri. Nuk do e kenë me dëshirë te madhe te kenë një person te cilit here pas here t’i japin llogari. Me shpenzimet tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse po filluan vështirësitë nuk do zgjidhen lehtësisht. Shëndeti ne përgjithësi do jete i kënaqshëm. Do keni goxha rezistence fizike dhe morale. Ne pune do lodheni shume, por serish nuk do i arrini ato qe keni dashur. Familja pa probleme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Për shume prej jush, jeta ne çift do jete mjaft e trazuar. Gjate gjithë javës do debatoni me partnerin edhe për gjera elementare. Po vazhduat me këtë sjellje, shpejt do vije edhe ndarja. Beqaret do tundohen tej mase nga disa persona dhe do bëjnë te pamundurën për t’i pasur ne krah. Buxheti do ekuilibrohet tej mase dhe do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet e menduara. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi për te ecur përpara. Kujdes edhe me dietat. Ne pune ka mundësi qe me pak përpjekje te arrini atë qe keni dëshiruar. Mos u ndalni qe me vështirësinë e pare qe do ju dale. Ne familje do mbizotërojë gjithë kohës paqja.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Gjate gjithë kësaj jave do jeni ne humor shume te mire ju te dashuruarit dhe do kaloni çaste fantastike me partnerin. Mund te mendoni here pas here edhe për gjera ekstravagante apo për ndonjë çmenduri. Beqaret do kalojnë një periudhe shume te këndshme e plot surpriza. Atyre do ju ndodhin gjera qe as i kishin menduar ndonjëherë. Financat do jene te qëndrueshme, kështu qe mund te përfitoni nga rasti për te kryer edhe disa investime. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Here pas here do keni shqetësime nga melica dhe tensioni. Ne pune do i bëni te gjitha përpjekjet për ta për t’i kaluar pengesat dhe do ja dilni. Për familjen do jete dite normale.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave do jeni shume impulsive ju te dashuruarit dhe mund te bëni gabime te njëpasnjëshme. Reflektoni dhe mendojini gjerat sa me shpejt sepse ne te kundërt do vije ndarja. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm dhe nuk do bëjnë asnjë lëvizje për ndryshime, por ditën e enjte do takojnë një person sharmant qe nuk do i rezistojnë dot. Sektori i financave nuk do jete aspak i trazuar. Mund ta kryeni pa frike ndonjë shpenzim te vogël për qejfin tuaj. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Mund te keni goxha shqetësime nga stomaku kështu qe shmangni pikantet dhe pijet alkoolike. Ne pune do jeni shume te organizuar dhe gjithçka do ju ece sipas planeve. Me familjaret do keni disa debate te vogla.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Për jetën tuaj ne çift mos u shqetësoni aspak gjate kësaj jave sepse ajo do jete fantastike. Nuk do kaloni asnjë çast pa përjetuar emocione dhe kënaqësi. Edhe për beqaret do jete një periudhe e begate. Ata do e gjejnë princin e kaltër dhe do fillojnë menjëherë një lidhje me te. Ne planin financiar do jeni te detyruar te bëni kufizime pasi ne te kundërt situata mund t’iu dale jashtë kontrollit. Gjendja shëndetësore do vije dita ditës duke u përmirësuar. Me delikatet do jene ata qe kane probleme kronike nga veshkat ose qe vuajnë nga diabeti. Ne pune do mund te bëni zgjedhjet e duhura. Durimi, këmbëngulja dhe toleranca do jene pikat kyçe. Jeta familjare do mbetet e kënaqshme.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Ketë jave do jeni me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do i kuptoni te gjitha gabimet qe keni bere. Duke filluar nga e marta, te dy palët do mundoheni te gjeni mënyrat e duhura qe ta përmirësoni situatën. Beqaret nuk do jene ne humor shume te mire dhe nuk do preferojnë te dalin te njihen me persona te rinj. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te menjëhershme fale shpërblimit qe do merrni nga një pune e mbaruar me sukses. Shëndeti do jete delikat ditët e para te javës, por dalëngadalë do filloje te stabilizohet. Për punën perspektivat do jene te shkëlqyera. Do i mbaroni projektet me shpejt nga sa kishit menduar. Jeta familjare do jete tërësisht e qete.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Jave e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kenë asgjë për çfarë te shqetësohen sepse partneri do mendojë t’ua beje çdo çast fantastik. Beqaret nuk duhet t’i humbasin shpresat deri ne ditën e fundit te javës. Ka shume gjase te përjetojnë emocione te forta. Ne planin financiar keni për t’u përballur me sfida te vështira, por me pak durim dhe maturi do ja dilni mbanë. Gjendja juaj fizike dhe ajo morale do jete dinamike. Nuk do keni aspak shqetësime dhe ne përgjithësi do jeni energjike. Ne pune do hasni edhe vështirësi, por nuk do dorëzoheni për asnjë moment. Shume do ju kenë zili për ato qe do arrini. Jeta familjare do jete e kënaqshme.