Historianët: Gabimet, tallje me figurat kombëtare

Debati mbi datën e lindjes dhe datën e vdekjes së veprimtarit Pjetër Bogdani ka marrë një trajtë të shtuar. Shkak për këtë është bërë ardhja e përmendores së bronztë të Pjetër Bogdanit në Shkup, e cila përveç se vjen e vonuar, vjen edhe me data të gabuara.

Lajme

22/05/2016 21:29

Sipas historianëve, është e pafalshme që të gabohet data e një veprimtari të madh, jo për shkak të viteve, por për shkak të humbjen së një pjese të rëndësishme historike.

Sipas tyre, të heqësh tri vite nga jeta e Bogdanit, do të thotë të heqësh tri vite nga veprimtaria e tij e bujshme.

Ata e mbështesin idenë e vendosjes së figurave shqiptare në Shkup, pasi që sipas tyre, ato shërbejnë për ruajtjen e kujtesës tek gjeneratat e reja, madje thonë se ato duhej të ishin vendosur dekada më parë.

Pjetër Bogdani, Josif Bageri dhe Nexhat Agolli janë tri personalitetet shqiptare që BDI kishte premtuar se do t’i sjellë në Shkup në vitin 2013. Por, ato vijnë tani, duke hasur në kontradikta të mëdha nga opinioni publik, si nga aspekti i simbolikës ashtu edhe nga aspekti i prioriteteve të shqiptarëve në Maqedoni, shkruan AM. /kp