Haziri deklarohet për koalicionin e mundshëm PAN-LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar zërat nëse mund të arrihet marrëveshje për një koalicion me bllokun PAN.

Lajme

12/06/2017 22:47

Sipas tij, PDK-ja e Kadri Veselit e kanë marrë përgjigjen ditën kur kanë votuar mocionin për rrëzimin e qeverisë.

“E kanë marrë përgjigjen në ditën kur kanë votuar për mocionin kundër qeverisë. Lidershipi i asaj partie nëse nuk e kanë kuptu deri sot atëherë nga sot duhen ta kuptojnë se kanë hy në fuqi qëndrimet politike të LDK-së në të gjitha pikat e saja”, ka thënë Haziri në një prononcim për Indekosnline.

Zyrtari i lartë i LDK-së, ka thënë se me PDK-në nuk do të ulën as më ndërmjetësues ndërkombëtar.

LDK në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit është renditur në vend të tretë. Ndërkohë qe koalicioni PAN është i pari, i pasuar nga Vetëvendosje.

Për krijimin e qeverisë nevojitën 61 vota.