Hasani: Mos e fyeni e kërcënoni Gjykatën Kushtetuese

Enver Hasani ka bërë thirrje që të mos fyhet Gjykata Kushtetuese. Ai ka thënë se nëse blloku LDK-AAK-Nisma, kërkon sqarim për pikën 127 do të vlerësohet lejueshmëria dhe merita e kërkesës. 

Lajme

15/10/2014 16:21

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke komentuar paralajmërimin e koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje se do ta qojnë në Kushtetuese interpretimin e pikës 127 të aktvendimit të kësaj gjykate, ai ka thënë se nëse dikush e sjellë këtë kërkesë, atëherë do të vlerësohet lejueshmëria dhe merita e saj.

Hasani akuzat se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar nga politika i ka quajtur si perceptim, transmeton RTV 21. Ai ka bërë thirrje që mos të fyhet e kërcënohet Gjykata Kushtetuese.

“Nuk mund të jap mendim tani, kjo është çështje hipotetike. Në këtë fazë nëse dikush sjellë këtë kërkesë, atëherë janë dy faza; e para është lejueshmëria dhe e dyta a ka merita ajo kërkesë. Por ne do të veprojmë në baza standarde”.

“Jeta është percepcion dhe ky është një percepcion i një pjese të politikës. Ne nuk mund t’i komentojmë ato. Gjykata Kushtetuese nuk i ka parasysh pasojat politike të aktvendimeve të saj”.

“Ne jemi të bindur për atë që e kemi arsyetuar. Është demokraci dhe njerëzit mund t’i shprehin mendimet, por duhet ta kenë parasysh ta ruajnë dinjitetin dhe të mos kërcënojnë, fyejnë ofendojnë, sepse Gjykata nuk e ka ofenduar askënd”, tha Hasani.

Ai nuk ka treguar nëse presidentja Jahjaga mund t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Atë pyetje mund t’ia drejtoni Jahjagës, por nëse kemi ndonjë rast do të vendosim. Është çështje Kushtetuese dhe ne nuk mund të flasim për çështje që janë potecialisht problematike për të ardhmen”, tha kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani.