Harry Kane e thotë publikisht se pëlqen këngën e kësaj këngëtareje shqiptare

Artistet shqiptare në botë çdo ditë na bëjnë krenarë me arritjet e tyre në këtë profesion.

ShowBiz

25/06/2018 15:18

Ata madje konsiderohen edhe si ambadadorë të vendit ngase kontribuojnë në mënyrën më të mirë në imazhin e vendit, shkruan lajmi.net.

E një prej tyre është edhe Dua Lipa, e cila së fundi po shijon suksesin e këngës “One Kiss”, në duet me Calvin Harris.

Për këtë këngë, në një konferencë për shtyp, futbollisti Harry Kane ka treguar publikisht se e pëlqen shumë.

Kjo gjë e ka gëzuar shumë Duan, e cila përmes një postimi ka shkruar se kurrë nuk ka qenë më e involvuar në futboll, kjo për shkak se të premtën ka ndarë me ndjekësit gëzimin e golave të Xhakës e Shaqirit. /Lajmi.net/