Haradinaj thërret mbledhjen e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës është thirrur për sot pasdite.

Lajme

03/09/2018 10:12

Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj ka njoftuar se takimi do të nis në orën 15:00 dhe janë një sërë pikash në rend dite.

Kryeministri Haradinaj në mesditë do të merr pjesë në aktivitetin që zhvillohet për zgjidhjen e problemit të ndërtimit të rrugës që lidhë fshatrat Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë me magjistralen e Ferizajt.