Haradinaj takon Hektor Beqirin, thotë se njerëzit e suksesshëm ngrisin imazhin e vendit të tyre

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar me sipërmarrësin e njohur Hektor Beqirin.

Lajme

30/07/2018 19:09

Beqiri i cili është pronar i kompanisë ‘Belfox’ ka qindra të punësuar në Gjermani.

“Njerëzit e suksesshëm ngrisin imazhin e popullit dhe vendit të tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas kryeministrit, Kosova është me fat që ka sipërmarrës të zotë, investimi i të cilëve në atdhe dinamizon zhvillimin ekonomik të vendit.