Haradinaj: Sot e gjithë Kosova është me Francën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë ndajmë dhimbjen me popullin francez, pas sulmeve terroriste në Paris.

Lajme

14/11/2015 12:36

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se e gjithë Kosova është me Francën.

“Me shqetësim të thellë kam përcjellë lajmet mbi sulmet terroriste në Paris dhe jam jashtëzakonisht i tronditur”.

“Në këto momente pikëllimi dhe dhembshurie për të gjithë botën e ndritur, ndaj dhimbjen me mbarë popullin francez, institucionet e shtetit të Francës dhe familjet e të gjithë viktimave dhe të plagosurve”.

“Sot e gjithë Kosova është me Francën dhe vlerat e saja përfaqësuese në botë: Liberté, Égalité, Fraternité”.

“Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë të gjithë jemi bashkë: dje, sot, nesër!”, ka shkruar Haradinaj.