Haradinaj s’ndryshon qëndrim për taksën, thotë se Serbia nuk duhet ta kushtëzojë dialogun
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron në Munih në kuadër të punimeve të Konferencës për Siguri.

Lajme
Duke folur para mediave, Haradinaj ka thënë se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, raporton lajmi.net.
Sipas Haradinajt, Amerika nuk e ka askënd më shumë aleat se Kosovën.
“Parimi që ka vlejtur çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me deviju dialogu, me bisedu kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini ta pranojë që Serbia, në këtë rast Vuçiq ka kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Haradinajt, kërkesa e SHBA-ve për pezullimin e taksës është legjitime, mirëpo se sipas tij edhe vendimi për vendosjen e saj është ligjor dhe i ardhur nga institucionet e Kosovës.
Ai tha se Kosova pret që SHBA-të të bëjnë presion mbi Serbinë që mos ta kushtëzojë dialogun me hqejen e taksës.
“FSK-ja është aleati më i mirë i Amerikës, ndoshta nga krejt ushtritë e Botës. Këtë preson ta orientojë nga Beogradi, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje obligative ligjore, gjithëpërfshirëse, për njohje reciproke, qe i hap perspektivë Kosovës për anëtarësim në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare, por po ashtu që siguron edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj”, tha tutje Haradinaj.
Kujtojmë se SHBA-të kanë paralajmëruar se do të rikonsiderojnë pozicionin e tyre karshi përkrahjes së Kosovës nëse taksa ndaj Serbisë nuk pezullohet.
Stoik ndaj vendimit të Qeverisë po qëndron vetëm i pari i saj, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/