Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e rapsodit Hashim Shala

Sot është ndarë nga jeta rapsodi i njohur, Hashim Shala.

Lajme

19/09/2018 17:32

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Ai ka thënë se Shala ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike.

“Shqiptarëve iu ka pri kënga nëpër kohë të vështira, kurse rapsodët ishin rrëfyesit më të mirë të historisë e krenarisë sonë. Rapsodi Hashim Shala, ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës folklorike. Krenarë që e patëm, pikëllues lajmi që e humbëm. Ngushëllime familjes, miqve e adhuruesve të shumtë”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/