Haradinaj nuk do të mund t’i shkarkojë ministrat e AKR-së (Dokument)

Ramush Haradinaj nuk do të ketë të drejtë që të shkarkojë ministrat apo zëvendësministrat që janë emëruar nga Aleanca Kosova e Re (AKR), me të cilën ka nënshkruar marrëveshje sot në mbrëmje.

Lajme

04/09/2017 19:57

Në marrëveshjen mes tyre, përfshihen disa pika, mes tyre edhe harmonizimi i menjëhershëm i Programit Qeverisës 2017-2021.

“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, thuhet në Pikën 5 të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it.

Kjo pikë e marrëveshjes thekson faktin se Presidenti i AKR-së do ketë fuqi ekzekutive në të gjitha ministritë që udhëhiqen nga partia e tij.

Behgjet Pacolli do të ketë ekskluzivitetin që t’i shkarkojë kurdo që dëshiron këta ministra.

Më poshtë shiheni marrëveshjen e nënshkruar mes PAN-it dhe AKR-së: