Haradinaj në Prizren: Pashë vendosmërinë për ndryshim

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin e Prizrenit, ku ka takuar biznesmenë, prodhues e qytetarë. Ai thotë se tek të gjithë personat që ka takuar, ka parë vendosmërinë për ndryshim.

Lajme

28/05/2016 19:37

“Sot takova banorë të Prizrenit, tregtarë, biznesmenë, prodhues dhe familjarë. Tek të gjithë pash vendosmërinë për ndryshim, për një të ardhme më të mirë e më të sigurt. Njerëz të urtë e punëtorë qe meritojnë një mbështetje më të madhe nga shteti”, thuhet në njoftimin e Haradinajt, të publikuar në faqen e tij zyrtare në facebook.

Haradinaj, po ashtu ka vizituar edhe familjet e dëshmorëve Gucati e Bytyqi, në nderim të kontributit të dhënë.