Haradinaj në fshatrat e Pejës zbulon pllaka përkujtimore në ish-shtabet e UÇK-së (Foto)

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj ka zhvilluar aktivitete në rajonin e Pejës.

Lajme

25/05/2017 14:50

Gjatë një aktiviteti në Baran ai ka zbuluar lapidarin e dëshmorit Fetah Selca ndërksa ka thënë se të gjithë jemi të obliguar që të kryejmë obligimet për atdheun, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ndërkohë Haradinaj ka zbuluar pllaka përkujtimore edhe në Krushevc, Raushqi, Loxhë e Graboc.

Këto pllaka janë zbuluar në shtëpitë ku janë themelur shtabet e UÇK-së.