Haradinaj kritikë ndaj BE-së: I pakuptimtë vazhdimi i dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Konferencën Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan, ka kujtuar që Kosova gjatë gjithë javës ka pasur përvjetorë të makrave të kryera nga Serbia.

Lajme

05/04/2018 10:35

Ai duke folur për procesin e bisedimeve ka thënë se vazhdimi edhe pas dy dekadave të dialogut me Serbinë është i pakuptimtë.

Ai ka dhënë se kritika a edhe ndaj BE-së e cila udhëheq me procesin e bisedimeve. Haradinaj ka thënë se nëse BE nuk është e gatshme ta përmbyllë këtë proces, atëherë lë të tregojë, pasi sipas tij Kosova ka rrugën e vetë, transmeton lajmi.net.

Haradniaj në këtë konferencë ka thënë se për këtë kohë sa është kryeministër ka vërejtur një energji jo të mirë të BE-së për procesin e dialogut.

Kryeministri ka folur edhe për atë se ai nuk është kyçur në dialog, duke thënë se mosgatishmëria e dikujt për të qenë pjesë nuk është që e ndalë atë.

Haradinaj ka thënë se në procesin e bisedimeve është  mirë më qenë pjesë të gjithë liderët e partive./Lajmi.net/