Haradinaj kërkon përgjegjësi për shpërthimet në KEK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se për shpërthimet në KEK, duhet të jepet përgjegjësi. Ai ka akuzuar Thaçin se ka shfrytëzuar RTK-në, për të dhënë deklarata për ngjarjen e ndodhur.

Lajme

06/06/2014 16:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se për shpërthimin e sotme në Termocentralin Kosova A, dikush duhet të marr përgjegjësi politike dhe institucionale.

Haradinaj në një konferencë për media të mbajtur të premten pas shpërthimeve të ndodhura në Termocentralin Kosova A, ka akuzuar kryeministrin Thaçi, se ka shfrytëzuar Televizion Publik të Kosovës (RTK), gjatë gjithë ditës për të dhënë deklarata.

Haradinaj i ka ftuar qytetaret qe të dalin e të votojnë të dielën për siç ka thënë ai, pikërisht për ta ndryshuar këtë gjendje.