Haradinaj i pakënaqur me përfaqësimin e grave në institucione, zotohet për avancim

Agjencia për Barazi Gjinore  ka lansuar Komentarin e Ligjit për Barazi Gjinore. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në lansimin e Komentarit të Ligjit për Barazi Gjinore.

Lajme

14/09/2017 12:29

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e barazisë gjinore dhe të drejtat e femrës në shoqërinë kosovare.

“Mendoj se disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhë, mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovë dhe arsyet e ngecjes janë të shumta, por ato që janë në kapacitetin tonë, do t’i trajtojmë, në mënyrë që të mos ngecim”, ka thënë kryeministri Haradinaj, duke shprehur gatishmërinë për të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi.

Kryeministri Haradinaj theksoi se prezantimi i Komentarit sot, është kontribut i familjarizimit të mëtejmë të të gjithëve me këtë temë, përfshirë vendimmarrësit, planifikuesit dhe atyre që zbatojnë ligjin.

“Shpreh zotimin tim, por edhe të Qeverisë që e udhëheq, që do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe të barazisë gjinore”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj shprehu keqardhje për numrin jo të duhur dhe jo të drejtë të përfshirjes së gruas në kabinetin qeverisës, mirëpo kjo nuk duhet të jetë pengesë për të vazhduar trajtimin e temës me seriozitetin më të madh.

Edi Gusia, shefe ekzekutiv i agjencisë për barazi gjinore, tha se domosdoshmëria e komentarit ka qenë e kahershme.

Ajo tha se përkundër faktit që ka përmirësim në zbatimin e ligjit për barazi ligjore praktikat kanë bërë që të ketë edhe shumë mangësi dhe që gratë dhe vurrat në Kosovë të jenë të barabartë.