Haradinaj i arsyeton shpenzimet e Thaçit në verëra të shtrenjta
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka arsyetuar shpenzimet e paraardhësit të tij, Hashim Thaçi gjatë vitit 2011-2012, të cilat janë duke u publikuar nga KALLXO.com.
Lajme
Ai ka thënë se protokolli është i kushtueshëm, pasi janë të obliguar t’ia paguajnë shpenzime të ftuarve.
“Ka shpenzime. Ka shpenzime protokolare, kur kthejmë dreka e darka, kur kemi palë. Nuk besoj që kushton vera 200 euro, por ka shpenzime. Është menyja, në meny janë drekat, verërat, megjithatë kushtojnë, nuk janë falë”, tha Haradinaj kur është pyetur nëse edhe gjatë qeverisjes së tij janë duke vazhduar shpenzimet e njëjta me ato që i kanë bërë kabineti i ish-kryeministri, Hashim Thaçi.
Kryeministri ia ka qarë hallin edhe homologut të tij, Edi Rama, i cili do t’i pret kryeministrat e Rajonit në takimin e radhës që do të mbahet në këtë vend.
“Kur të na thirr Edi Rama na mbanë atje ka dy ditë, bukur shumë harxhon. Kushton protokolli. Tash jemi te Edi, në samitin e kryeministrave, sigurisht kemi me i kushtu atij, prej momentin që i hyjmë në shtet të tij e deri të na nxjerrë prej shtetit të tij. Jemi të kushtueshëm”, tha Haradinaj.