Haradinaj flet për iniciativën e Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së qeverisë ka folur për iniciativën e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e Mitrovicës.

Lajme

04/12/2018 15:12

Ai ka thënë se Agim Bahtiri dhe Mitrovica e Jugut nuk e kanë në kompetencë të marrin vendime për komuna tjera, raporton lajmi.net.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se shpesh merr kërkesa nga komunat dhe zyrtarët komunalë për vendime te ndryshme, mirëpo jo të gjitha mund të realizohen. /Lajmi.net/