Haradinaj falenderon pjesëmarrësit në protestë, nuk e përmend dhunën e shkaktuar

Kreu i AAK-së, ka amnistuar dhunën që kanë shkaktuar protestuesit në protestën e sotme të thirrur nga partitë opozitare, duke mos e përmendur fare atë, në një deklaratë të postuar në mediat sociale. 

Lajme

24/01/2015 17:26

Ai ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen në protesta, por për dhunën nuk e ka thënë asnjë fjalë. 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë atë që kanë marrë pjesë në protestën popullore sot. 

Haradinaj në një postim në Facebook, të bërë para disa minutash nuk ka përmendur dhunën që kanë shkaktuar protestuesit. 

“Falënderim të veçantë për anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që iu përgjigjën masovikisht nga mbarë Kosova ftesës sonë për protestën e sotme gjithë popullore në Prishtinë”. 

“Thirrjet e Nënave të Gjakovës’, minatorët e Trepçës, organizatat e dala nga lufta, qytetarët nga çdo cep i Kosovës, rinia, studentët, dhe shumë OJQ i dhanë madhështi protestës, e cila me të drejtë cilësohet si më masovikja pasluftës”.

Pakënaqësia po rritet. Populli po bashkohet. Qeveria ka mbet pakicë, dhe duhet ta kuptojë që pushteti nuk është i individëve, por i popullit”, ka shkruar Haradinaj.