Haradinaj falënderon Apostolovën për mbështetjen e BE-së ndaj Kosovës

Deputeti i AAK-së dhe kryetari i komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, Daut Haradinaj ka zhvilluar një takim me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova.

Lajme

17/10/2017 17:15

Ai e ka falënderuar atë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e BE-së dhe Apostolovës për agjendën tonë evropiane, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Sot së bashku me z.Ahmet Isufin, pritëm në takim Ambasadoren znj.Apostolova, së bashku biseduam shumë tema duke filluar nga rendi e ligji.

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë të zyrës së BE-së në Kosovë, krahas obligimeve që komisioni ka i ofrova bashkëpunim në të ardhmën në të gjitha fushat që ndërlidhen me përgjegjësitë e mia si Kryetar i Komisionit, në të njejtën kohë dëshirojë që ta përshendes përkushtimin e znj. Apostolova dhe BE-në, në përgjithësi për ta përkrahë agjenden tonë evropiane.

Gjatë bisedës kishte dikutime të shumta të cilat i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, duke filluar nga arsimi, shëndetësia, rendi e ligji, transformimi i FSK-së dhe zgjedhja e demarkacionit.