Haradinaj edhe sonte viziton KEK-un

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte do ta vizitojë përsëri Korporatën Energjetike të Kosovës.

Lajme

24/12/2017 17:03

Vizita e tij do të realizohet në ora 21:00.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim e Qeverisë.

Vizita mund të ndërlidhet me krizën energjetike që mund të ndodhë, dhe me shtrenjtimin e çmimit të rrymës.

Haradinaj kishte vizituar KEK-un edhe të mërkurën herët në mëngjes. /Lajmi.net/