Hamasi pranon armëpushimin pas sulmit ajror nga Izraeli

Militantët e Gazas, të njohur si Hamas, deklaruan të shtunën se kanë pranuar armëpushimin pas vrasjes së një ushtari, në pragun e një lufte të madhe. Izraeli dhe Hamas kanë luftuar tri luftëra gjatë dekadës së kaluar. Hamas vendosi për armëpushim pas presionit të madh të Egjiptit dhe atij ndërkombëtar.

Bota

21/07/2018 14:38

Sulmet ndaj të dyja palëve kishin vazhduar edhe pas armëpushimeve të deklaruara më parë. Izraeli ka deklaruar se nuk është i interesuar për konfliktë të radhës me Hamasin, por thotë se nuk do të tolerojë fluturimin e mjeteve të ndryshmenga Gaza mbi Izrael.Të premten, një snajperist palestinez kishte vrarë një ushtarë izraelit, sulmi i parë pas 4 viteve – ndërkaq Izraeli lëshoi ofenzivën duke shkatërruar më shumë se 60 caqe dhe seli të tyre. Katër palestinezë mbetën të vrarë duke përfshirë tre militantë të Hamasit.