Haliti përfaqëson Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së

Xhavit Hali po e përfaqëson Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së.

Lajme

17/11/2018 18:39

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hali po e përfaqëson Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së e cila po mbanë punimet në Halifax të Kanadasë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Haliti përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ka marr pjesë në punimet e Komisioneve Parlamentare për Politikë dhe për Mbrojtje dhe Siguri, përcjell lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë qëndrimit në Kanada po takon deputetë të parlamentit dhe personalitet tjera të këtij vendi, prej të cilëve do të kërkojë mbështetje edhe me të madhe për Kosovën.

Postimi i plotë i Halitit:

Nderë dhe përgjegjësi ta përfaqësoj Kuvendin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, e cila është duke i mbajtur punimet e rregullta në Halifax të Kanadasë.

Sot, kam marrë pjesë në punimet e Komisioneve Parlamentare për Politikë dhe për Mbrojtje dhe Siguri.

Gjatë qëndrimit në Kanada do të takoj deputetë të Parlamentit të Kanadasë dhe personalitete të tjera të këtij vendi, nga të cilët do të kërkojë mbështetje edhe më të madhe për Kosovën.