Hajndël: Zbatoni marrëveshjen dhe reformat

Rikthimi në jetë i Marrëveshjes së Përzhinës si dhe zbatimi i reformave të kërkuara nga komuniteti ndërkombëtar mbeten rrugëdalja e vetme nga kriza politike.

Lajme

08/06/2016 22:51

 

Ky ishte mesazhi i të dërguarit të posaçëm Johanes Hajndël, i cili pas takimit me liderët e katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, tha se vendi mund të sigurojë demokraci, stabilitet dhe integrim në strukturat euroatlantike.

Ai ka vlerësuar pozitivisht vendimin e presidentit për tërheqjen e faljeve, duke i dhënë mbështetje prokurorisë speciale, ndërsa nga partitë ka kërkuar që sa më shpejtë të merren vesh për datën e zgjedhjeve dhe zbatimin e reformave prioritare.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se vendimi i Ivanovit i ka hapur rrugën zbatimit të reformave dhe kushteve për zgjedhje të lira.

Ndërsa, lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi e quajti të pashpresë planin e emisarit gjerman, shkruan Alsat.