Hahn zbulon se për çfarë u diskutua në Durrës

Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn zbuloi në një konferencë për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të rajonit me temë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale” se çfarë u diskutua në këtë takim.

Lajme

27/08/2018 12:40

“Diskutuam për integrimin ekonomik, për atë që është realizuar deri tani, që është mbresëlënëse. Janë hapur 80 000 vende të reja pune në të gjithë rajonin, si rezultat i rritjes së ekonomisë së brendshme të vendeve, por edhe tregtisë së vendeve të ndryshme të rajonit me Bashkimin Europian”, deklaroi Hahn, njofton TCh.

Takimi u zhvillua në Durrës. Kryeministri Edi Rama priti personalisht mbërritjen e delegacioneve mëngjesin e sotëm, pranë vilës qeveritare në Durrës, ku zhvillohen punimet.