Hahn: Kriza zgjidhet me mjete politike, jo me dhunë

Komisionari për zgjerim Johannes Jahn, ka komentuar lidhur me protestat e dhunshme të së mërkurës mbrëma në Shkup.

Lajme

14/04/2016 10:20

Ai ka shkruar në Twitter, se kriza mund të zgjidhet vetëm me mjete politike dhe jo me dhunë.

“I bëj thirrje të gjitha partive politike dhe qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunshme. Kriza mund të zgjidhet vetëm me mjete politike. Përgjegjësi e politikanëve është që të kthehen në tryezën e negociatave”, thotë Hahn pas protestave të mbrëmshme lidhur me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tij për rastin lidhur me përgjimet e paligjshme./lajmi.net