Habit Shpati! Pyet publikisht shoqen e Afërditës: Ishe lidhur edhe ti me një të huaj si ajo?

Lidhja e dikurshme e këngëtarit Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshajt ishte shumë e komentuar në media dhe akoma vazhdon të diskutohet për ta edhe sot kur ajo po martohet me dikë tjetër.

ShowBiz

21/03/2018 08:45

Duket se këngëtari i njohur nuk e ka harruar ende ish-in e tij pasi çdo herë kur flet për dashurinë e përmend atë, shkruan lajmi.net

Se emri i saj figuron ende në zemrën e Shpatit dëshmohet edhe pas pyetjes që i bëri shoqes së saj në një postim në Instagram.

Derisa Xhesika Berberi , shoqja e Afërdita Dreshajt është e ftuara e radhës e Ermal Mamaqit ai ka publikuar një foto të saj në Instagram ku si zakonisht u ka dhënë hapsirë ndjekësve për t’i bërë pyetje.

Por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte pyetja që i bëri Shpat Kasapi.

‘’Ermal, bëja kët pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi!  A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare’’, ishte pyetja e këngëtarit që habiti të gjithë.

Kujtojmë se pas lidhjes disa vjeçare me Shpat Kasapin, Afërdita Dreshaj ka kurorëzuar me fejesë dashurinë me hokeistin çek Jakub Kindl me të cilin pritet të martohet këtë verë./Lajmi.net/