Grushte e gjak gjatë mbledhjes

Degjeneron në dhunë mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës, teksa ishte për diskutim një çështje shumë e ndjeshme, ajo e regjistrimit të pronave. Teksa këshilltarët ishin në mbledhje dhe kishin nisur dikutimet, me praninë edhe të disa banorëve, disa persona kanë hyrë në mbledhje dhe aty ka nisur konflikti që degjeneroi në dhunë.

Lajme

30/06/2016 13:28

Në përleshje u përfshinë disa banorë dhe mësohet se mes tyre ka pasur edhe persona të gjakosur. Policia në të parin reagim zyrtar, nuk ka bërë asnjë lidhje mes sherrit të dhunshëm dhe mbledhjes së Keshillit Bashkiak.

Policia njofton zyrtarisht në një informacion paraprak se rreth orës 12:00 pranë bashkië janë zënë për motive të dobëta 2 persona. “Në konflikt janë përfshirë shtetasit A.N, banues në Tiranë dhe J.Dh, banues në Himarë”­ njofton policia.