Grupi i Kumanovës hyri në Maqedoni me 2 dhe 3 maj

Pjesëtarët të Grupit të Kumanovës, të cilët më 9 majë të vitit 2015, ishin përfshirë në një konfliktë të armatosur me Policinë e Maqedonisë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kanë hyrë në Maqedoni me 2 dhe 3 maj.

Lajme

11/02/2016 16:27

Po në të njëjtin ditë në Kumanovë ishte mbajtur Kongresi i VMRO-DPMNE, dhe për avokatin mbrojtës të Fadil Fejzullahut, Lupço Veselinovski është habi si në një ditë kur qyteti ishte i mbushur me forca të sigurisë u bë strehimi i tyre.

Ai po ashtu ka thënë se klienti i tij, nuk ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

“Unë vlerësojë se Fejzullahu nuk ka kryer veprat penale për të cilat ndiqet, nuk ka organizuar strehimin dhe vendosjen e anëtarëve të grupit dhe nuk ka qenë pronar i objektit ku ishte vendosur ky grup”, deklaroi Veselinovski. Sipas tij, është i çuditshëm fakti se organizimi i strehimit dhe hyrjes së grupit të Kumanovës ka ndodhur më 2 dhe 3 maj, kur në Kumanovë po mbahej Kongresi i VMRO-DPMNE dhe kur qyteti ishte i mbushur me polici, informon INA.

Edhe Fadil Fejzullahu ka theksuar se nuk mund të kryente akt terrorist siç e akuzojnë në afërsi të familjes, gruas dhe fëmijëve. Avokatët mbrojtës gjithashtu ka theksuar se të akuzuarit nuk mund të akuzohen për terrorizëm dhe se përleshjet e 9 majit nuk kanë pasur elemente të terrorizmit.

Në Maqedoni të mërkurën ka filluar gjykimi i “Grupit të Kumanovës” i cili ka vazhduar edhe të enjten.